20.2 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

PK-ja premton përkrahje për afaristët

Shoqata e afaristevePartia Konservatore e Kosovës ditën e dytë të fushatës e zhvilloi me aktivitete dhe takime të shumta, duke u shoqëruar me qytetarët e Prizrenit dhe duke prezantuar edhe ofertën e saj shoqatave që veprojnë në Prizren.

Kryetari i partisë Munir Basha, kandidati për kryetar Beni Kizolli dhe një pjesë e kandidatëve për Asamblenë Komunale, sot vizituan Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Kosovës në Prizren, me ç`rast u pritën nga kryetari i shoqatës Afrim Tejeci së bashku me zejtarët dhe afaristët e shumtë të qytetit të Prizrenit.

Kryetari i Shoqatës, Tejeci edhe në këtë takim shprehi kërkesat, shqetësimet, dhe nevojat që i preokupojnë zejtarët dhe afaristët e Prizrenit.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha ndërkaq se qëllimi i vizitës është pikërisht ofrimi i bashkëpunimit me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve. “ Ne konsiderojmë se zhvillimi i duhur ekonomik duhet të planifikohet dhe realizohet në bashkëpunim me shoqata të tilla”, tha Basha. Ai premtoi se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit do të jenë në shërbim të politikës së drejtë dhe bashkëpunuese me të gjithë afaristët e Prizrenit.

Edhe kandidati për kryetar Beni Kizolli, duke falënderuar, Tejecin për mikpritje premtoi se do të japin maksimumin në rrugën e drejtë të zhvillimit ekonomik, premtoi se në periudhën e shpejtë pas ardhjes në pushtet duke siguruar përkrahje nga partnerët strategjik, do të punojnë për ndërtimin e zonës industriale duke filluar me hapësirën prej 200.000 m2, 100 veprimtari dhe premtoi sigurimin e 1000 vendeve të punës për qytetarët e Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mbahet konsultim publik në Prizren për nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me PREDA Plus, ka mbajtur një konsultim publik në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi...

Prizreni merr një pikë në transfertë, barazon ndaj Vjosës

Prizreni ka siguruar një barazim në udhëtim ndaj Vjosës, në kuadër të Ligër së Parë. Skuadra prizrenase kaloi në epërsi dhe e mbylli pjesën e...

Lajmet e Fundit