Plagosi kunatën e tij/Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prizren

Një tentim vrasje ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, ndërsa gjithçka nisi shkak i një zënke në familje.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Haxhi Kabashi, komandant në stacionin Policor në Prizren.

Ashtu siç ka raportuar Gazeta Sinjali, Kabashi tha se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Në përleshje e sipër në shtëpi, i dyshuari ka pasur posedim një armë dhe ka shkrepur në moment duke goditur kunatën e tij. Personi është arrestuar, arma gjithashtu është konfiskuar nga Policia dhe rasti po hetohet në hetime rajonale”, tha Kabashi.

I pyetur nga Sinjali se si është gjendja shëndetësore e viktimës, pasi u plagos nga shkrepja me armë, komandanti Haxhi Kabashi tha se fatmirësisht viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Më Shumë

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit