Pogba u kërkon falje tifozëve

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, i ka kërkuar falje tifozëve të klubit për performancat e tij dhe të skuadrës në humbjen e “Djajve të kuq” kundër Brightonit dje, me rezultat 3-2. Ai e ka konsideruar këtë humbje si mësim për skuadrën.

Francezi ishte kapiten për ndeshjen e dytë radhazi në sezonin e ri të Premierligës. Ai është kapiten, pasi që kapiteni i parë, mbrojtësi Antonio Valencia, është i lënduar, transmeton Gazeta Express.

“Ne humbëm, nuk e merituam të fitojmë. Ne nuk e kishin qëndrimin e nevojshëm për të treguar se duamë të fitojmë, ata ishin më të uritur se ne”, ka thënë Pogba.

“Unë flasë së pari për veten, qëndrimi im nuk ishte i duhuri. Por, ne do të vazhdojmë të provojmë dhe ky do të jetë një mësim i madh për ne”.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit