Policia i gjen marihuanë, arrestohet burri nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se në Prizren është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.25 gram, shkruan PrizrenPress.

Në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.25 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit