Policia jep detaje për aksidentin në Suharekë: Shoferi i veturës humbi kontrollin

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në magjistralen Suharekë-Duhel.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën pesë persona. Vozitësi dhe katër pasagjerët, tri femra dhe një mashkull, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit që ndodhi në mes veturës ‘BMW’ dhe autobusit tretman mjekësor ka pranuar edhe shoferi i autobusit.

Ndër të tjerash është thënë se vozitësi nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur autobusin i cili ishte në lëvizje. Të njëjtën gjë e ka deklaruar dje për Indeksonline edhe menaxhmenti i kompanisë së autobusëve ‘Bress Tours’./Indeksonline/

Më Shumë

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit