10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Policia në Prizren me aktivitet sensibilizues për fëmijët

Policia në Prizren ka realizuar një aktivitet sensibilizues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në Sheshin e Lidhjes, zyrtarët policorë kanë zhvilluar aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin tek fëmijët dhe qytetarët.

Mbikëqyrësi i njësisë së trafikut, Nuredin Begolli, tha se në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që organizon policia, sot po shpërndajnë fletëpalosje dhe po ekspozojnë disa nga pajisjet e tyre për t’i njohur fëmijët dhe qytetarët me punën e policisë.

Ai theksoi se aktiviteti i sotëm është i dedikuar fëmijëve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, por gjithashtu inkurajon edhe të rriturit që të bashkëpunojnë me organet e rendit.

Në këtë aktivitet morën pjesë njësia patrulluese dhe ajo e biçiklistëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, të cilët shpërndanë fletëpalosje vetëdijësuese për shumë fëmijë dhe qytetarë/TV Prizreni

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit