Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej 2.7% e numrit të veprave penale krahasuar me vitin 2024.
Ndërkohë, thuhet se Policia në këtë rajon ka realizuar gjithsej 914 operacione policore dhe ka sekuestruar 152 armë, duke shënuar, siç thonë, një rritje prej 23.6% krahasuar me vitin paraprak.
“Rezultatet e arritura përfshijnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë në shkolla, komunikacion, parandalimin e veprave penale dhe menaxhimin e situatave emergjente. Duhet të theksohet se gjithashtu kemi pasur një ngritje të zbulueshmërise së veprave penale dhe incidenteve, duke arritur një zbulueshmëri prej 86 % në vitin 2025 nga 81.8 % sa ishte në vitin 2024”, thotë Policia e Kosovës.
Gjatë prezantimit të këtij raporti u tha se gjatë vitit 2025 në rajonin e Prizrenit janë regjistruar dy raste vrasjesh, për dallim nga viti 2024 kur nuk ishte shënuar asnjë rast i tillë.
“Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se në rajonin e Prizrenit prej vitesh nuk ka pasur asnjë rast vrasjeje të pa zbuluar, duke dëshmuar efikasitetin e Policisë në ndriçimin e rasteve të rënda”, thuhet në njoftim.
I pranishëm aty ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha i cili ka përgëzuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren për punën dhe angazhimin e treguar.
“Ai rikujtoi se pavarësisht sfidave me mungesë stafi dhe pajisjesh, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime profesionale në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim, derisa bëhet e ditur se falënderime Policia e këtij rajoni kanë marrë edhe nga Kryeprokurori dhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
