Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një automjet luksoz të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro, në qytetin e Suharekës.
Sipas komunikatës, operacioni është kryer më 29 shtator 2025 nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Sekuestrimi është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi dyshohet se pronari i automjetit kishte detyrime të pashlyera financiare ndaj kreditorit të tij. Në vend që t’i shlyente, ai e kishte larguar automjetin nga Gjermania për ta sjellë në Kosovë.
Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë dhe rasti do të trajtohet më tej sipas udhëzimeve të institucioneve të drejtësisë.
“Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri”, thuhet në njoftimin e policisë./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/