Policia shqiptoi mbi 1.100 tiketa

Për shkak të shkeljeve në ndryshme në trafik, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur shumë pjesëmarrës në komunikacion.

Sipas raportit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shpërndarë 1.137 tiketa.Policia njofton se janë regjistruar 23 aksidente me dëme material, 17 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Një shtetas i Shqipërisë ka humbur jetën dje në një aksident trafiku afër Komoranit.

Sipas Policisë, viktima me gjasë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një kamion që ishte i parkuar në parkingun e një pompe derivatesh.

Ndërsa, sot në një aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë 7 persona janë lënduar.

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit