Pritet largimi i Vermaelen

Thomas VermaelenThomas Vermaelen pritet të ndjekë hapat e Bacary Sagnas për tu larguar nga Arsenali gjatë kësaj vere, ka mësuar Goal.com.

Faqja e famshme angleze ka bërë të ditur se kapiteni i londinezëve është duke kërkuar një klub të ri pasi nuk zuri vend në formacionin bazë të “Topçinjëve”.

Arsenali pret që belgu të bëhet mbrojtësi i dytë që largohet nga klubi, pas Sagnas, i cili u transferua te Manchester City të premten.

Vermaelenit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe Arsenali nuk pritet që t’ia vazhdojë kontratën, por pret që të pranojë ndonjë ofertë prej 8 milionë funteve.

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit