15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Pritet publikimi i koleksionit të shkrimeve të Kafkës

kafkaNjë koleksion ende i panjohur i shkrimeve të Franc Kafkës, fshehur për katër dekada në një apartament në Tel Aviv, do të bëhet publik dhe do të transferohet në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit, në bazë të një vendimi gjyqësor.

Dokumentet qenë mbajtur nga Eva Hoffe dhe Ruth Wiesler, dy motrat të cilat luftuan në një rast të gjatë katërvjeçar, në të cilin pretendonin se ato ishin trashëgimtare legale të dokumenteve, të cilat i morën nga nëna e tyre, Esther Hoffe, sekretarja dhe mikja e ngushtë Kafkës si dhe nga Max Brodi, biografi i shkrimtarit të njohur.

Por, gjykata vendosi se Brodi kishte urdhëruar me vullnetin e tij se shumica e dokumenteve që ai ia kishte dhënë sekretares, duhet të shkonin në një arkiv publik. Kritikët besojnë se dokumentet mund të përfshijnë dorëshkrimet e Brodit, që do të mund të hidhnin dritë mbi jetën e Kafkës dhe kohën e kaluar në Pragë.

“Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika” janë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes së tij, pasi Brodi, që është edhe biografi i tij, ka injoruar testamentin e shkrimtarit hebre të lindur në Pragë, që të gjitha dorëshkrimet e papublikuara të digjeshin. Në vitin 1939 Brodi iku nga nazistët, duke marrë trenin e fundit nga Praga me një valixhe të letrave të Kafkës nën krahun e tij. Pas vdekjes së Brodit në Izrael, në vitin 1968, arkivi iu kalua Esther Hoffes.

Më Shumë

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Lajmet e Fundit