4.3 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Prizren: Cemil Luma dorëhiqet nga të gjitha funksionet dhe nga anëtarësia e KTAP

Me një letër drejtuar Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëri nga themeluesit e Partisë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP), në cilësi të Kryetarit të Degës së KTAP-së në Prizren, njofton për dorëheqje.

Në fillim të letrës Luma thotë: “në vitin 2013, në një kohë kur komunitetit turk në Kosovë tashmë nuk po arrinte të përfaqësonte interesat e saj politike përmes subjekteve politike dhe ballafaqohej me sfida të rënda, ne, një grup i veprimtarëve të komunitetit turk që jetojmë në Kosovë, vendosëm të themelojmë Partinë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP). Qëllimi i themelimit të KTAP-së ishte që të krijohen kushtet për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të komunitetit turk në Kosovë, përmirësimin e jetës së pjesëtarëve të komunitetit turk (përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik) dhe integrimin e plotë të komunitetit turk në shoqërinë kosovare njëkohësisht duke e ruajtur, kultivuar dhe promovuar vlerat e komunitetit turk në Kosovë”.

Sipas Lumës, “vazhdimi i tensioneve politike në mesin e komunitetit turk në Kosovë, veprimet e ulëta të personave të caktuar të cilët veprojnë në emër të komunitetit turk në Kosovë, dëmtimi i qëllimshëm i vlerave të komunitetit turk në Kosovë shkaktuan izolim të mëtejmë të komunitetit turk në Kosovë. Të gjitha këto veprime më detyruan që të distancohem nga veprimet e individëve dhe grupeve të caktuara të interesit të cilët në emër të përfaqësimit të popullatës turke të Kosovës kanë uzurpuar pozita dhe funksione dhe vazhdojnë t’i sjellin dëme të mëdha vetë komunitetit turk në Kosovë”.

Ai më tej në këtë letër thotë se jep “dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga anëtarësia në Partinë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP). “Nuk dua të jem pjesë e proceseve, vendimeve dhe grupeve të cilat në vazhdimësi shkelin interesat e komunitetit turk në Kosovë. Nuk dua të jem pjesë e proceseve, vendimeve dhe grupeve të cilët në vazhdimësi shkelin ligjet e Republikës së Kosovës” thotë ai ndërsa më poshtë paraqet disa shqetësime personale.

“Krahas kësaj, shkruan Luma, dëshiroj të Ju njoftoj se që nga mbledhja e konstituive e Kuvendit të Partisë Turke të Drejtësisë së Kosovës (KTAP)e mbajtur në vitin 2013, asnjëherë më nuk është mbajtur mbledhja e organit më të lartë të KTAP-së. Duke vepruar në këtë mënyrë, Kryetari i KTAP-së z. Arif Bütüç ka shkelur të gjitha rregullat dhe procedurat e parapara për funksionimin e subjekteve politike dhe ka vepruar në kundërshtim me Statutin e KTAP-së. Andaj, Ju lus që të keni parasysh që dokumentet apo kërkesat të cilat janë dorëzuar gjatë kësaj periudhe në KQZ nga KTAP dhe të cilat kërkojnë miratim të Kuvendit të KTAP-së nuk janë autentike, nuk kanë validitet dhe si të tilla janë të falsifikuara”.

Cemil Luma në mandatin që po përfundon ishte për katër vjet anëtar i KK të Prizrenit si përfaqësues i këtij subjekti politik. /Gazetaere.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton dominueshëm derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:105 (18:30, 12:29, 16:27, 21:19) në javën e 13-të të Superliga Femrat. Çereku...

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus”, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të të ndjerit

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Haxhi Selmanaj ka deklaruar se tani të ndjerin Z.K. e kishte goditur...

Lajmet e Fundit