0.4 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Prizren, një muaj paraburgim për personin që kishte rrahur bashkëshorten e tij

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit N.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 pika (3.1) të Kodit nr.06/L-74 Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës – Vjollca Buzhala, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 31.01.2021 deri me datën 01.03.2021.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit N.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 31 janar 2021, në shtëpinë e tyre familjare i pandehuri N.G., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshje të vazhdueshme, ditën kritike derisa e dëmtuara kthehet në shtëpi, i pandehuri e sulmon duke e kapur për flokë dhe për gjoksi, e godet me grusht në kokë, tenton të kap një dru për ta goditur, e dëmtuara arrin që të largohet jashtë shtëpisë, me ç ‘rast i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor, i lëshuar nga Emergjenca në Spitali Rajonal – Prizren.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje posa kanë filluar, do të merret në pyetje e dëmtuara, dhe i pandehuri lidhur me rrethanat me mënyrën e kryerjes së veprës penale, kurse në rrjedhjen e mëtejme do të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale.

Gjykata vendimin e vet e ka bazuar edhe në parimet e Konventës së Këshillit të Evropës (Konventën e Stambollit) për parandalim dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje e cila synon të parandalojë dhunën, ti mbrojë viktimat dhe ti ndjekë kryesit të këtyre veprave penale me tolerancë zero për këtë lloj dhune, prandaj qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mese i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale, dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është e justifikueshme dhe e bazuar në ligj në kuptim të dispozitave përkatëse ligjore.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Më Shumë

Mesjava me Superligën e basketbollit

Kjo mesjavë na sjell ndeshje nga xhiroja e 15 e Superligës në basketboll. Skuadrat e Superligës patën vetëm një pushim të shkurtër, me xhiron e...

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, shkëlqen McKinnis

Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku mundi Vëllaznimi dhe ndërpreu serinë pozitive të kuqezinjve, duke fituar 84:73 (24:17, 17:13, 27:18, 16:22), në...

Lajmet e Fundit