21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Prizren: Sulmohet fizikisht këshilltari i Ministrisë së Jashtme

Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami, është sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Prizren.

Viktima është goditur nga i dyshuari me boks në hundë duke pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Klankosova.tv ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se i dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të ndërpresin lojën e të mos i shqetësojnë”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

Sulmohet fizikisht këshilltari në MPJD, Çerim Bajrami

Sulmin ndaj këshilltarit të MPJD-së e ka dënuar Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat.

“Partia Demokratike e Koalicionit Boshnjak Vakat, me indinjatën më të thellë, dënon këtë akt frikacak të dhunës që ka ndodhur ndaj z.Bajrami. Ne besojmë se sulmi fizik ndaj çdo individi, pavarësisht nga pozicioni apo bindjet e tij, është krejtësisht i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me vlerat tona themelore njerëzore”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë individin që synohet, ato shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e komunitetit tonë. Ndaj është e domosdoshme që institucionet e drejtësisë të reagojnë urgjentisht dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur për të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar”, theksohet në reagim.

“Shprehim shpresën tonë të sinqertë për shërimin sa më të shpejtë të z. Bajrami dhe qëndrojmë pranë tij si simbol i mbështetjes së paqes, tolerancës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ne do të vazhdojmë të promovojmë në mënyrë aktive një kulturë dialogu, duke respektuar diversitetin dhe duke shtypur çdo formë dhune në shoqërinë tonë”, përfundon reagimi.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit