Prizren/ Vetëplagoset aksidentalisht duke e pastruar armën që gjeti në mal

 

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e vetëplagosjes me armën që, sipas bashkëshortes, e kishte gjetur në mal, në fshatin Pousko.

Sipas raportit policor, viktima kishte gjetur armën në mal, ndërsa pasi ishte kthyer në shtëpi, duke e pastruar armën ishte vetëplagosur në kokë.

Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ka njoftuar

 

policia.

 


 

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit