Prizren/ Paraburgim 11 të dyshuarve për kontrabadim me migrantë

U është caktuar masa e paraburgimit 11 personave të dyshuar për veprën penale të “kontrabandimit me migrantë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Prizren, paraburgimi ndaj 11 të dyshuarve do të zgjasë deri më 27 tetor.

Të dërguarit në paraburgim janë:

– B.Sh., (shtetas i Republikës së Kosovës )

– R.I., (shtetas i Republikës së Kosovës )

– M.V., (shtetas i Republikës së Kosovës )

– S.J., (shtetas i Republikës së Kosovës )

– S.G., (shtetas i Algjerisë)

– A.H., (shtetas i Sirisë)

– S.M., (shtetas i Sirisë)

– M.R., (shtetas i Sirisë), për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

– H.H., (shtetas i Irakut)

– S.R., (shtetas i Palestinës) dhe

– A.B., (shtetas i Algjerisë)

Sipas gjykatës, që nga qershori e deri në shtator, disa persona të këtij grupi kanë marrë imigrantë nga Shqipëria duke i futur në Kosovë e duke i çuar në afërsi të pikës kufitare me Serbinë, në Jarinjë. Sipas dyshimeve, ata për këtë shërbim janë paguar me një shumë të caktuar të të hollave. Më 27 shtator, gjatë kontrollit në një hotel ku ata dyshohet se i mbanin migrantët para dërgimit në Jarinjë, ishin hasur 92 imigrantë, ndërsa duke u transportuar janë kapur mbi 30.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit