4.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Prizreni 16 humb nga Rahoveci, megjithatë kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike

Prizreni 16 ka pësuar humbje nga Rahoveci me rezultat 86-87 (27:26, 22:15, 13:21, 24:25), por fitorja në ndeshjen e parë 93-98, i ka mjaftuar për të depërtuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Pejën.

Takimi ishte shumë interesant, i luftuar nga të dy skuadrat për çdo top dhe i vendosur në çastet e fundit, duke e bërë njërën nga ndeshjen më interesante në këtë edicion të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku epërsinë më të lartë e kishin vendasit deri në gjashtë pikë, por që afrohej nga mysafirët, duke bërë që çereku i parë të përfundojë 27:26. Perioda e dytë ishte interesante ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa prizrenasit në fund arritën epërsi prej nëntë pikësh, 48:39, ndërsa pjesa e parë përfundoi 49-41.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Edhe periudha e tretë ishte shumë e ngjashme më të dytën, ku zhvillohej lojë e barabartë dhe e luftuar nga të dy skuadrat, duke bërë që asnjëra të shkëputej. Vreshtarët në fund të kësaj pjese kishin pesë pikë epërsi, 57:62, por pesë pikë radhazi nga Arti Hajdari, bën që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 62:62. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit u shkëputën në 78:70, por asgjë nuk kishte përfunduar, pasi rahovecasit rikthehen dhe kalojnë në epërsi 83:87, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe rezultati ishte 86-87, që i mjaftoi Prizrenit 16 të depërtojë në gjysmëfinale.

Te Prizreni 16 u dalluan Robert McCoy me 21 pikë e pesë kërcime, Xavier Cannefax me 21 e dhjetë asistime dhe Arti Hajdari me 24 pikë, kurse te Rahoveci u dalluan Fisnik Rugova me 24 pikë e katër kërcime dhe Tj Dunans me 19 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Më Shumë

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit