14.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Prizreni planifikon ndërtimin e shtatoreve të Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, vazhdojnë polemikat për lokacionin

Projektet për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit dhe të shtatores së Ibrahim Rugovës janë planifikuar në kuadër të buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2025.

Për secilin projekt në kuadër të këtij planifikimi buxhetor që është miratuar nga Kuvendi i Prizrenit janë ndarë nga 50 mijë euro.

Por lokacioni për vendosjen e tyre ka ngjallur polemika mes eksponentëve të subjekteve politike.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmani në rrjetet sociale ka bërë të ditur se me propozimin e kësaj partie shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova do të vendoset edhe në qytetin e Prizrenit.

“Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formësojë arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit”, ka shkruar ai.


Por kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka reaguar ndaj njoftimit të Selmanit, duke theksuar se lokacioni i proklamuar nga LDK-ja, në bazë të një vendimi të mëhershëm të Kuvendit është përcaktuar për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit.

“Driton Selmani për ta arsyetuar votimin e kuvendarëve të LDK për buxhetin e vitit 2025, ka filluar ta shpërndaj një video lojë propagandistike për fushatën elektorale, lidhur me shtatoren e Ibrahim Rugovës. Mirëpo kuvendarët e tij nuk i kanë treguar (pasi ai nuk jeton në Prizren) për vendin ku po e reklamon këtë lojë, ka një vendim të mëhershëm të Kuvendit për shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Berisha.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës, gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2025, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Haziz Hodaj ka bërë të ditur se ky subjekt e mbështet miratimin e tij meqë në të është planifikuar ndërtimi i shtatores së Ibrahim Rugovës, si dhe i shtatores së Adem Jasharit.

“Me gjithë vërejtjet serioze për buxhetin, ne do ta votojmë, për një arsye sepse kemi kërkuar të vendoset shtatorja e Presidentit Rugova. Dhe fal kërkesës tonë e kemi parë që në buxhet është paraparë edhe vendosja e shtatores së Adem Jasharit. Realisht dy kolosët e pavarësisë së Kosovës, dy figura që nesër sigurisht do të mburret qyteti po qe se do ti ketë dy shtatore të nivelit cfarë duhet të jetë për këta kolosë”, ka thënë ai.

Njëherësh ka kërkuar që të dyja projektet të realizohen në mënyrë serioze.

“Kërkoj nga kryetari i komunës dhe drejtorët përkatës që të merren me këtë punë dhe nga grupet e kuvendarëve të pozitës që këto projekte të realizohen brenda afatit të caktuar”.

Sipas tij, nuk do të lejohet që këto shtatore të vendosen në cfarëdo vendi, por në lokacionet “më dinjitoze përkatësisht në Sheshin e Lidhjes”.

Dega e LDK-së në Prizren edhe në mars të këtij viti pati njoftuar lidhur me propozimin e bërë në Kuvendin e Komunës që në Sheshin e Lidhjes të ndërtohet shtatorja e Presidentit Rugova.

“Në përfundim të projektit ajo pjesë do ta marrë emrin Sheshi Ibrahim Rugova”, thuhej në njoftimin e Zyrës për Informim të degës së LDK-së.

Asokohe pati reaguar ish-drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, duke sqaruar se në vitin 2019, është votuar në Kuvendin e Prizrenit për sheshin-shtatoren e Adem Jasharit, e ku sipas tij pjesë e votimit për këtë kanë qenë edhe vetë kuvendarët e LDK-së.

Sipas tij, kjo drejtori vite më parë për këtë projekt i ka zhvilluar procedurat dhe se në vitin 2021 ka qenë i zgjedhur modeli artistik nga skulptori Mumtaz Dhrami për shtatoren e Adem Jasharit, dhe se ka pasur edhe një kontratë të nënshkruar me një operator ekonomik për bazamentin e shtatores pikërisht në lokacionin  e propozuar, në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.

“Pavarësisht nga kush bëhen, duhet të kujdesemi të gjithë për memorie institucionale e jo të bëjmë gafa të tilla!”, pat shkruar Hajdari. /Telegrafi.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kuvendi hap dyert të hënën, shënon Ditën e Demokracisë

Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Për ta shënuar...

Liria e mposht Mitrovicën

KF Liria e Prizrenit ka triumfuar me rezultat 2-1 kundër KF Mitrovicës në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës. Golat për...

Lajmet e Fundit