Prokuroria në Prizren po shqyrton kërkesën e familjes Dehari

Prokuroria e Prizrenit është duke shqyrtuar kërkesën e familjes Dehari, që autopsia e djalit të tyre të vdekur në burgun e Prizrenit, të bëhet në prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga vet familja.

Kjo kërkesë e familjes Dehari erdhi pasi ata thonë se për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, kanë arsye të mos besojnë plotësisht në institucionet shtetërore.

Metush Biraj, Prokuror kujdestar në Prokurorinë e Prizrenit, ka thënë për Klan Kosovën se parimisht nuk kanë probleme më këtë kërkesë të familjes së të ndjerit, porse ajo duhet të shqyrtohet hollësisht për të parë a është e mundur ligjërisht të realizohet diçka e tillë.

“Ne jemi duke punuar për të parë se si do të trajtohet dëshira e familjarëve të viktimës Astrit Dehari që procesi i autopsisë të bëhet në praninë e një doktori të caktuar nga familja”, ka thënë Biraj për Klan Kosovën.

“Prokuroria e Prizrenit në parim e përkrah kërkesën e familjarëve, nëse kështu do të garantohej një proces më i besueshëm për ta. Mirëpo jemi duke konsultuar paragrafët ligjorë për të parë nëse është e mundur kjo dhe nuk përben ndonjë shkelje ligjore”.

Për familjen Dehari, “kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese”.

Ata insistojnë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve të caktuar nga familja.

Përpos familjes dhe Vetëvendosjes, një hetim të detajshëm dhe sqarim sa më të shpjet të rastit e kanë kërkuar edhe subjektet tjera politike dhe institucionet shtetërore.

Astrit Dehari, aktivistët i LVV-së, ka vdekur të shtunën në mbrëmje, ende në rrethana të paqarta.

Ai po mbahej në burg nën akuzat për një vepër, që institucionet e drejtësisë e cilësonin terroriste. Vetëvendosje insistonte se po mbahej në burg pa prova dhe tendencë nga pushteti.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Lajmet e Fundit