21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prokuroria Themelore në Prizren, 10 aktakuza kundër 12 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Krasniqi në 25 vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75...

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Lituania e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 2-0, nga dy ndeshjet në kuadër të playoff-it të Ligës së Kombeve. Kështu lituanët do t’i bashkohen Kosovës...

Lajmet e Fundit