8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pronari i fabrikës së vajit në Gjilan i tregon Kurtit arsyen e ngritjes së çmimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fabrikën e vajit ushqimor “Floil”, në Gjilan, me ç’rast u takua me  pronarin e kësaj fabrike, Berat Mustafa.

Kurti ka shkuar i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij, ndërsa arsyeja e kësaj vizite është rritja enorme e çmimit të vajit në Kosovë.

Pronari i kësaj fabrike, duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Kurti, ka thënë se si pasojë e luftës në Ukrainë, po ndodh ngritja e çmimit të vajit, pasi nga ky shtet importohet lënda e parë e vajit.

“Kryesisht kemi pasur nga vendet tjera, po edhe nga Ukraina dhe tash atje është luftë dhe e ka ndalë Ukraina dhe tash po na njoftojnë se edhe Bullgaria e ka ndalë për shkak të mungesës në treg. Se Rusia është shteti i dytë i prodhimit të vajit të lule diellit shtrydhës, dhe këto dy shtete që janë në luftë, nuk ka vaj të mjaftueshëm dhe ka rritje të çmimit”, tha Mustafa, shkruan EO

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit