PSG refuzoi ofertën e Barcelonës prej 80 milionë eurosh për Neymarin

Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh nga Barcelona për Neymarin, këtë verë.

Emri i Neymarit ka qenë shumë i përfolur gjatë verës për një largim nga Parc des Princes, me brazilianin që lidhej me një rikthim në Camp Nou.

Edhe presidenti i Barçës, Joan Laporta zbuloi interesimin e klubit për një lëvizje verore në fillim të kësaj jave, por negociatat përfundimisht nuk përparuan.

Megjithatë, tani zbulohet se klubi katalunas kishte bërë edhe ofertë për blerjen e Neymarit, por që e cila është refuzuar nga PSG.

Sipas mediumit Le10Sport, PSG refuzoi një ofertë me vlerë 80 milionë euro nga Barcelona për të rikthyer Neymarin këtë verë.

Në fund, Neymar nënshkroi rinovimin e kontratës me klubin parisien, teksa tani ndihet i lumtur pasi është ribashkuar me mikun e tij të mirë, Lionel Messi. /Telegrafi/

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit