Punëtorët e Komunës së Prizrenit, lexojnë portalet e Serbisë, qytetarët presin për shërbime

petroja-620x330Punëtorët e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa në Prizren, më shumë merren me zhvillimet politike në Serbi, se sa me detyrat dhe përgjegjësitë e punës që kanë në këtë dikaster.

Në këtë foto që na është dërguar nga një qytetar, shihet një zyrtar komunal duke lexuar portalin serb Kurir, ndërsa qytetarët që kishin vajtur për t’u ofruar shërbime prisnin që të “kryenin punë”, vetëm atëherë kur këta zyrtarë të kishin lexuar ngjarjet kryesore nga Serbia.Gjithashtu, shumë qytetarë na kanë informuar se nëpër zyre të kësaj drejtorie punëtorët shihen duke fjetur gjatë orarit të punës.

Se kush duhet të merret me këtë çështje pritet të shihet, ndërsa ky dikaster vijon të mbetët pa drejtor, sepse Mehmet Bytyç, për shkak të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij, është suspenduar nga kryetari Muja në afat të pacaktuar./TV Prizreni/

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit