8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Qeveria Kurti fton Skender Hysenin që të jetë pjesë e dialogut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për zhvillimet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Qeveria “Kurti 2” çdo ditë është duke punuar sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Madje ai përmendi se në bisedimet që janë duke u zhvilluar në këtë Qeveri, po marrin pjesë edhe anëtarë me të cilët ata kanë qëndrime të ndryshme politike.

Një nga këta persona ai e veçoi politikanin, Skender Hyseni.

“Z.Kurti çdo ditë po i thërret afër vetes këshilltarë, emra të njohur politik madje edhe ata me të cilët nuk jemi pajtuar sepse nuk është më çështje më ajo mospajtimi në kuptim e asaj që kemi të ndryshme. Pra kemi me emra plotë , p.sh. Skender Hysenin, e ka ftuar z, Besnik Bislimi, d.m.th. po e përmendi emrin që më së shumti kemi pasur mospajtime me të për shkak se ai ka pasur qëndrime të ndryshme e politike ndaj çështjes së dialogut. Natyrisht që e thërras dhe ai e ka pranuar ftesën, Kosova është e të gjithëve dhe duhet të sillemi institucional edhe ai edhe ne. Ai ka pasur, një detyrë zyrtare në atë kohë, ai duhet të na jep informacione dhe natyrisht duhet ti përgjigjet institucionit, të Republikës së Kosovës, ka deklaruar Rexhaj.

Tutje, ai tha se qëndrimet e ndryshme politike që i kanë mes disa partive janë çështje ndryshe nga kjo kur bëhet fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./ATV

Më Shumë

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian

Prizreni ka marrë sot zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në një ceremoni të mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel. Vlerësimi vjen pas një...

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Lajmet e Fundit