Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë euro

Kjo pako, siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati kap shumën prej 420 milionë eurove, njofton Klankosova.tv.

Murati ka bërë të ditur se ka kategori dhe nënkategori që do të mbështeten nga e njëjta.

“Pakoja do të ketë 420 milionë eurove. Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Murati.

Qeveria ditë më parë pati bërë publik planin për rimëkëmbjen ekonomik ku parashihet mbështetja e punësimit do të bëhet me 50 milionë euro, 108 milionë euro do të jenë për ringjalljen e ekonomisë, për familjet do të jetë 50 milionë euro, teksa investimi në infrastrukturë dhe ambient do të jetë 100 milionë euro./KLANKOSOVA.TV/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit