23.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Qeverisje e re për shkapjen e shtetit

Opozita e bashkuar duhet ta ridizajnojë strategjinë për rrëzimin e Qeverisë

Pavarësisht faktit që opozita e bashkuar e anuloi javën e kaluar protestën e paralajmëruar për të shtunën e fundjavës, kundërshtimi dhe heshtja ndaj veprimeve të kundërligjshme të Qeverisë së Kosovës nuk pritet të ndalet. Arsyetimi bindës i opozitarëve para opinionit publik ishte i qartë, krahas përgatitjes për protestën e radhës, duhet përgatitur edhe alternativa programore e qeverisjes, veçmas qartësimi rreth çështjes kyçe, që është hedhur si ide, një listë e përbashkët e treshes opozitare me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur.

Deputeti nga subjekti politik opozitar, Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka pohuar për gazetën Kosova Sot se ka shumë besim që alternativa e opozitës do të jetë shumë e pranueshme për Kosovën, sepse veç dy çështjeve të ngritura, do të përgatitet një projekt qeverisës, i cili do të ofrojë zgjidhje praktike të shumicës së problemeve kyçe, me të cilat përballet qytetari i Kosovës, e të cilat qeveritë e deritanishme dhe as kjo fundit, nuk kanë pasur vullnet, por as projekt për t’i zgjidhur ato.

“Lista e përbashkët erdhi si rezultat i kërkesës së elektoratit, është vlerësuar se vetëm si opozitë e bashkuar në një listë të përbashkët mund ta largojmë këtë Qeveri, që është shkelëse e Kushtetutës dhe jolegjitime. Nuk është menduar dhe asnjëherë nuk është diskutuar për ndarje të pozitave ekzekutive, përveç ndarjes së përfaqësimit të kandidatëve në listë nga tri subjektet opozitare, si dhe dhënie të hapësirës brenda listës sonë të përbashkët për shoqërinë civile. Nëse eventualisht vijmë në pushtet dhe, pa dyshim se do të vijmë, ne duhet të ndërrojmë kursin e qeverisjes nga kjo formë e qeverisjes aktuale”, shprehet Shala.

“Nëse opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet, ajo votë do të jetë votë për shkapjen e shtetit, votë e bashkëpunimit me njerëz profesionalë, pastaj shikimi i gjendjes sociale të qytetarëve, si dhe përmirësimi i imazhit të shtetit tonë në luftimin e korrupsionit, duke mos pasur kompromis ndaj këtyre fenomeneve”, ka pohuar deputeti Haxhi Shala. /Kosova Sot/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit shënon “Javën Botërore të Zemrës” me aktivitet ndërgjegjësues

Punonjësit shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë duke realizuar disa aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të shënimit të Javës Botërore...

Zhduket e mitura në Suharekë

Të hënën në Suharekë një nënë ka raportuar se vajza e saj nuk është kthyer në shtëpi. “Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e...

Lajmet e Fundit