QKUK “dërgon” të vdekurit për trajtim jashtë vendit

QKUK5-24Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë referuar “pacientët” e vdekur për trajtim jashtë vendit përmes Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është vërtetuar nga inspektimi që Ministria e Shëndetësisë i ka bërë QKUK-së, pasi ka dyshuar se fondi prej tre milionë eurosh për shërim jashtë vendit është duke u keqpërdorur, shkruan koha ditore.

MSh-ja gjatë tërë vitit është ankuar se fondi për shërim jashtë vendit është shumë i vogël, dhe vërtetimi i dyshimeve se në mesin e përfituesve që të shkojnë për trajtim jashtë vendit janë edhe qytetarët, të cilët kanë vdekur para disa muajsh, nxjerr në pah jo vetëm keqpërdorimin e parave, por edhe keqtrajtimin e pacientëve, për shkak se u është refuzuar kërkesa për trajtim jashtë vendit me pretekstin se ka “mungesë” të të hollave.

“Koha Ditore” ka pasur qasje para dy javësh në librin protokollar të QKUK-së për pacientët të cilët nga mjekët e këtij institucioni janë referuar për në MSh. Burime brenda këtij institucioni i kanë thënë gazetës që së paku dy “pacientë” të vdekur, kanë marrë referim nga QKUK-ja për t’u trajtuar jashtë vendit

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit