0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve.

Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje të anesteziologëve nga Kosova, numri i tyre mbetët prapë i vogël.

Nga 118 sa duhet të jetë numri i anesteziologëve për 40 njësi punuese dhe 34 salla operative, aktualisht QKUK ka vetëm 49 anesteziologë, numër ky i pamjaftueshëm ose dy herë më pak se sa është i parashikuar, shkruan FrontOnline.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahija thotë për FrontOnline se duhen edhe 69 anesteziologë të tjerë për shërbimet në QKUK.

“Momentalisht janë të angazhuar 49 anesteziologë ne QKUK, ky nuk është aspak numër i mjaftueshëm, duhet te jene se paku 118’’, thotë Spahija.

Ai për FrontOnline thotë se në tre muajt e parë të këtij viti nuk është larguar asnjë anesteziolog dhe se momentalisht nuk presin lëvizjeve të tyre.

Sipas tij, ata që janë larguar më parë kanë shkuar në privat dhe nuk kanë dalë jashtë Kosovës.

‘’Gjatë tre muajve të fundit të këtij viti nuk është larguar asnjë anesteziolog nga Kosova. Njëherë për njëherë nuk presim lëvizje të anesteziologëve, anesteziologët të cilët janë larguar nga QKUK-ja të gjithë kanë shkuar në sektorin privat e asnjë nuk ka dalë nga Kosova’’, shprehet Spahija.

 

Spahija: Realizohen rreth 60 operacione gjatë ditës, problemi më i madh i anesteziologëve janë kujdestaritë e shpeshta

Drejtori i Anesteziologjisë, Gazmend Spahija, për FrontOnline ka folur edhe për sfidat dhe problemet me të cilat haset klinika të cilën e drejton ai.

Për ta problemi më i madh mbetët kujdestaritë e shpeshta e kjo po ndodhë për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve.

‘’Problem dhe ankesa me e shpeshtë me të cilin ballafaqohet Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv për momentin është kujdestaritë e shpeshta për shkak të numrit të vogël të anesteziologëve. Anesteziologët qe nga pandemia kujdestarojnë çdo te 6 ditë’’ tha tutje Spahija.

Ai për FrontOnline, ka treguar po ashtu numrin e operacioneve që kryhet gjatë një dite në QKUK dhe po ashtu numrin e operacioneve që një anesteziolog mund t’i kryej gjatë ditës.

‘’Numri i operacioneve të cilat kryhen në QKUK ndryshon nga dita në ditë, p.sh vetëm me datën 01.03.2024 janë realizuar 57 anestezione. Një anesteziolog realizon anestezione aq sa planifikohen atë ditë nga klinikat kirurgjike gjatë orarit të rregullt të punës’’, thekson ai.

Drejtori i Anesteziologjisë: Nuk kemi më ankesa me ‘’Burnout’’, është stabilizuar gjendja

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë, Gazmend Spahija ka për FrontOnline ka folur edhe për Sindromin ‘’Burnout’’ se çfarë është ai dhe pse anesteziologët po kanë probleme me këtë sindrom.

Ai thotë se ky sindrom ka qenë i shprehur sidomos gjatë kohës së pandemisë, por se tani ka stabilizim dhe nuk ka ankesa të tilla.

‘’Sindroma ‘Burnout’ është sindrom e cila ka qenë më e shprehur gjatë viteve pandemike kur anesteziologët kanë qenë të angazhuar në salla operative dhe kujdestari çdo të dytën dhe të tretën ditë, tani me stabilizim e gjendjes nuk kemi ankesa të tilla”, thotë ai.

Drejtori Spahija për FrontOnline, thotë se gjatë këtij muaji është hapur një konkurs e ku po kërkohen dy anesteziologë ku është lajmëruar vetëm një, i cili nga tashmë është edhe i punësuar.

‘’Në muajin prill është hapur konkurs për dy anesteziologë, por është lajmëruar vetëm një i cili ka filluar punën’’, thotë ai. /FrontOnline/

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Bashkimi shkëlqen në kryeqytet, fiton bindshëm ndaj Prishtinës

Bashkimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 73:83 (21:32, 17:13, 19:24, 16:14), në javën e 13-të të ProCredit Superligës. Ndeshja nisi furishëm, me...

Zhduket një burrë në Suharekë, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Suharekës. Sipas njoftimit zyrtar, më 23 dhjetor 2024, rreth...

Lajmet e Fundit