5.8 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Quni dhe ambasadorja Willems flasin për zhvillimin dhe tranzicionin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, ndërsa diskutuan për zhvillimin dhe tranzicionin e FSK-së.

Ministri Quni shprehu falënderimin për Mbretërinë e Holandës në mbështetjen e ofruar deri më tani në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithëmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Mbështetja e deritashme në trajnime dhe pajisje specialistike e ofruar nga Holanda ka qenë shumë e rëndësishme në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e kuadrove profesionale dhe ndikim të lartë në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, siç është edhe vet Holanda”, ka thënë ministri.

Ai e njoftoi ambasadoren edhe me procesin e implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit duke ritheksuar se ky proces, si deri më tani, do të realizohet në transparencë të plotë dhe përputhje me kornizën kohore të planifikuar si dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me vendet partnere.

Lidhur me interesimin e ambasadores rreth idesë së shërbimit të obligueshëm ushtarak, ministri Quni theksoi se çdo propozim apo veprim do të ndërmerret në bashkërendim dhe pajtueshmëri të plotë me partnerët me të cilët kemi rrugëtuar deri këtu dhe fuqishëm do të jenë bashkë edhe në të ardhmen.

Ai ritheksoi edhe njëherë se FSK është dhe do të jetë forcë bashkëkohore me vlera dhe standarde të vendeve të NATO-s nën kontrollin civil demokratik dhe gjithnjë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Ndërkaq, ambasadorja Willems, premtoi se Holanda, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre, respektivisht procesin e tranzicionit sipas planit përkatës.

Në fund, të dy ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. /Telegrafi/

Më Shumë

Isni Kilaj kandidat për deputet nga NISMA

Nisma Socialdemokratke ka prezantuar kandidatin e tyre për deputetë, Isni Kilajn. Lideri i Nismës, Fatmi Limaj ka thënë se Kilakj ishte bashkëluftër e bashkëpunëtor I...

Moti sot – vranësira, diell e mjegull

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende-vende me...

Lajmet e Fundit