9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Qyteti historik i Prizrenit pa bibliotekë, ndërtimi i saj s’përfundoi as pas 10 vjetësh

Prizreni kishte bibliotekë, madje që në vitin 1513. E në vitin 1800 ekzistonte biblioteka e parë publike. Por tani kjo është vetëm histori, pasi në këtë qytet të vjetër nuk ka asnjë bibliotekë.

“Është e patolerueshme, e pakrahasueshme, e pakuptueshme se si deri më tani nuk ka arritur qyteti i Prizrenit që ta ketë bibliotekën, ngase vendet, Këndi Amerikan ,vendet e tjera përveç universitetit, janë të ngushta për të lexuar”, tha prof. Muharrem Gashi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në fakt, gurthemeli i ndërtimit të objektit të bibliotekës u vendos në vitin 2014, por gati dhjetë vjet mëvonë, ai shërben si strehë e përdoruesve të drogës. Në kushte të tilla, studentët sikurse Rafet Elezi,kohën për studim e kalojnë në hapësirat e “Këndit Amerikan”, ku është zhvendosur mbi një vit edhe biblioteka komunale.

“Jam specializant i kirurgjisë orale, jam në vitin e fundit dhe gjithmonë kur kam kohë të lirë e shfrytëzoj bibliotekën e Prizrenit, për hulumtime, për mësim, për të gjitha senet. Unë edhe pak e kryej, për gjeneratat e tjera besoj që ai objekti tjetër ka me qenë më i mirë”, tha Rafet Elezi, student.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Hapësira ku është vendosur biblioteka komunale është e qasshme, por mirëmbajtësit vazhdimisht duhet t`i zhvendosin botimet e reja.

“Janë hapësira mund të themi shumë funksionale për lexuesin, pasi që çdo lexues, pa marrë parasysh është me nevoja të veçanta apo lexues i rregullt, është fëmijë apo i pensionuar, qasjen e ka shumë të afërt. është një problem tek ne pasi që, hapësira e leximit, ku e shfrytëzojnë edhe studentët edhe të rriturit edhe punëtorët mund të jetë pak e ngarkuar tu e pas parasysh se qëndron në të njëjtin sektor bashkë me atë të të rriturve”, tha Sahadete Sadikaj, drejtoreshë e bibliotekës.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Adem Morina, thotë se ky vit është i fundit që e gjen objektin në këtë gjendje, pasi e kanë siguruar lejen nga Instituti për mbrojtjen e monumenteve në këtë rast ku gjendet spitali i vjetër “Rruzhdie”.

“Do të fillojmë në vitin 2024 nga e para, do të bëjmë një projekt gjeneral, një projekt i cili do të përmbushë të gjithë kushtet dhe kriteret për ta përfunduar bibliotekën e qytetit . Kemi ndarë një buxhet i cili në vitin 2024 fillon , po ashtu do ta ndjekim edhe në vitin 2025 ku shpresojmë që brenda një periudhe dy vjeçare të përfundojë”, tha Adem Morina, Drejtor i drejtorisë për kulturë rini dhe sport në Prizren.

Sidoqoftë , qytetarët shpresojnë që ky objekt që tash për tash po ndikon negativisht në shoqëri, t’i kthehet në shërbim qytetit të traditës dhe kulturës./RTK

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren. Rasti po hetohet. Raporti i policisë Prizren 10.05.2024 – 16:30. Më 11.05.2024 ankuesja femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë...

Ministria e Shëndetësisë miraton listën zyrtare të çmimit të barnave

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale pas propozimit të komisionit përkatës. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 15.05.2024,...

Lajmet e Fundit