Raiffeisen Bank anulon shitjen e shtëpisë së kryetarit të PDK-së në Prizren

MinirKrasniqi-prizrenRaiffeisen Bank ka anuluar shitjen e shtëpisë së kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqit. Anulimi është bërë pasi që Krasniqi ka paguar obligimet që ka pasur ndaj kësaj banke.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, konfirmoi për “PrizrenPress”, anulimin e shitjes së shtëpisë së Krasniqit.
“Banka ka tërhequr kërkesën për shitjen me ankand publik të shtëpisë së Krasniqit”, tregon  Kicaj.

Kryetarit të Degës së PDK-së, Minir Krasniqit javën e kaluar i ka dalë shtëpia në shitje me ankand publik. Kjo pasuri e Krasniqit ishte paraparë të shitet në ankand publik në mbështetje të dispozitës së nenit 234 të LPP, me qëllim të sigurimit të mjeteve për të përmbushur obligimet e firmës “Edorrita”, ndaj kreditorit Raiffeisen Bank, Kosovo me seli në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, thotë ndërkaq se kjo lëndë tashmë është mbyllur në gjykatë. “Kjo lëndë është mbyllur në gjykatë, pasi që banka ka anuluar shitjen e shtëpisë”, thotë Kicaj.

Minir Krasniqi në dy mandatet e kaluara të kryetarit Ramadan Muja, ka qenë drejtor i Administratës në Prizren. Ai bashkë me kryetarin Ramadan Muja dhe ish-drejtorët e tjerë, është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren.

Krasniqi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg me kusht. Nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj. Ai është gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe pengim në zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit