Rektorati shtrëngon “rripin”, profesorët paguhen 15 centë më pak

UP-rektoratiNjohës të fushës së arsimit thonë se tani profesorët, të cilëve u është ndaluar t’i kenë nga dy punë, do të rrëzojnë nga provimi shumë student, vetëm që t’i mbushin kontot e tyre. Pagës nga 60 centë për provim për profesorët ka rënë në 45 centë.

Ka vite që profesorët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, krahas pagave të majme që marrin, janë paguar edhe 60 centë për çdo provim që i janë nënshtruar studentët.

Me ardhjen në krye të rektorit Ramadan Zejnullahu u tha se kjo gjë do të hiqet, por ende nuk ka ndodhur.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, i tha gazetës “Kosova Sot” se Këshilli Drejtues e ka zbritur këtë pagesë në 45 centë, që i bie 15 centë më pak se sa pagesa që ka qenë.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit