15.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Rolling Stones dridhin Havana’n

Rolling Stones kanë dridhur Havana’n. Rock-grupi britanik ka performuar para dhjetëra-mijëra njerëzve në kryeqytetin e Kubës, ku muzika e tij ka qenë e ndaluar për disa dekada.

Mick Jagger ka mirëpritur admiruesit në gjuhën spanjolle, përpara se të niste performancën me hitin e vitit 1968 Jumpin’ Jack Flash.
Shumica e pjesëmarrësve në koncert kanë qenë adhurues të përjetshëm të grupit, të cilët kanë mbajtur të heshtur dëshirën e tyre për këngët e tij.

“Pas ditës së sotme, mund të vdes”, ka thënë një adhurues me emrin Joaquin Ortiz. 62-vjeçari ka thënë se është adhurues i rock-ut prejse ka qenë adoleshent në vitet 1960, kur Qeveria komuniste e Kubës ka ndaluar bendet amerikane dhe britanike.

Ortiz ka thënë se është dashur të mbajë fshehur albumet e grupeve Beatles dhe Stones. “Të shoh Roling Stones, kjo është si dëshirë e imja e fundit”, ka thënë ai.
Koncerti i grupit legjendar ka qenë falas dhe më i madhi në Kubë që nga revolucioni i vitit 1959. Media shtetërore kubaneze ka thënë se rreth 500,000 njerëz e kanë ndjekur atë.

Koncerti është zhvilluar pak ditë pas vizitës historike të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë, e cila është parë si shenjë e përafrimit midis dy vendeve pas më shumë se pesë dekada armiqësi.
“Koha ndryshon çdo gjë. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe jam i sigurt se do të jetë një shfaqje e madhe. Kemi performuar në shumë vende të veçanta gjatë karrierës sonë të gjatë, por kjo shfaqje në Havanë do të jetë një moment historik për ne dhe shpresojmë për miqtë tanë në Kubë”, ka thënë vokalisti kryesor Mick Jagger, përpara koncertit.

Bendi ka kënduar 18 këngë gjatë koncertit dyorësh, përfshirë hitet Sympathy for the Devil dhe Satisfaction.
Koncerti është parë si një tjetër shenjë e ndryshimit të vërtetë në ishull. Deri para 15 vjetësh, qeveria komuniste e Kubës ka ndaluar shumicën e grupeve perëndimore të muzikës rock dhe pop, duke i cilësuar ato si degjeneruese dhe armiqësore.

Por, Kuba ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit, e sidomos në 18 muajt e fundit, kur edhe ka nisur procesi i përafrimit me Shtetet e Bashkaura.

Gazeta britanike Mirror ka shkruar se koncerti është zhvilluar pavarësisht kërkesës së Papa Françeskut që ai të shtyhet, pasi ka përkuar me festën katolike “E premtja e mirë”

Më Shumë

Panairi i produkteve artizanale hapet në qendër të Prizrenit

Sot në qendër të Prizrenit u hap panairi i produkteve artizanale, një ngjarje e rëndësishme që vjen në kuadër të projektit "Ringjallja e Zejeve...

Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin për shërbimet juridike të përfaqësimit të saj në organet e gjyqësorit

Komuna e Prizrenit sërish ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve juridike lidhur me përfaqësimin e saj në organet e gjyqësorit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit