5.2 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Rrahje masive në një lokal, arrestohen gjashtë persona në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Prizren për lëndim të rëndë trupor.

Persona e arrestuar M. XH 1994, E. A. 1995, D. K 1991, D. D 1993, SH. H. 2000 dhe M.H 1996.

“Më datën 31 korrik 2021 në orën 23:55, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘Tranziti i Ri’ të Prizrenit, në një lokal kishte ndodhur një rrahje masive me gota të qelqit dhe grushte. Të dyshuarit në këtë incident ishin në ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet si dhe është iniciuar rasti.

Katër persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej tyre është duke u trajtuar edhe më tutje në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Pas veprimeve operative – hetimore në lidhje me rastin, me 04.08.2021, është arritur që të sigurojmë video-incizime nga lokali, ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, pas analizimit të video- incizimeve është arritur që t’i identifikojmë gjashtë të dyshuarit e këtij rasti”, thuhet në njoftim:

Të arrestuarit në prezencën e avokatëve mbrojtës janë marrë deklarata nga gjashtë të dyshuarit, të cilët deklarojnë se atë natë kishin konsumuar shumë pije alkoolike dhe sipas tyre ishin provokuar vazhdimisht nga pala tjetër të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policorë në Prizren.

Më Shumë

Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e...

Shaqir Totaj: Faleminderit Prizren, na priftë e mbara me punë e dashni pa kushte për qytetin tonë

Kryetari i zgjedhur edhe për një mandat i komunë së Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK ka reaguar pas fitores në këtë qytet, shkruan Periskopi. Totaj...

Lajmet e Fundit