10.8 C
Prizren
E diel, 20 Tetor, 2024

Rrapi 500 vjeçar i Prizrenit

Rrapi i Prizrenit paraqet një realitet të bukur dhe të rrallë natyror. Pa dyshim njihet si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorativ dhe më karakteristik në Kosovë. Si i tillë ka rëndësi shkencore, kulturore, edukative dhe peizazhore.

Rrapi 500-vjeçar, për të cilin u thurën gojëdhëna të ndryshme, ndodhet në lagjen Marash. Bukuria dhe hija e këtij druri dhe freskia që ofron ai, sidomos në stinën e pranverës, ku merr gjallërinë e tij, jep pamje piktoreske dhe mahnitëse.

Rrapi i Marashit ndodhet në bregun e majtë të Lumëbardhit të Prizrenit. Si i tillë ai është pjesë përbërëse e Kompleksit të Mahallës së Marashit. Në lagjen “Marash” jo larg vendit ku sot gjendet rrapi dikur ishte një teqe.

Rrapi i Marashit mendohet se i përket shekujve XIV-XV dhe ai është bërë strehë për shumë lloje të shpendëve.

Rrapi | Old tree | Tahir Hoxha | Flickr

Lidhur me këtë rrap ekzistojnë shumë gojëdhëna, e të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë.

Gojëdhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme. Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959.  Supozohet se trungu ka një vjetërsi 500-vjeçare (sipas gojëdhënave mbi 500-vjeçare).

File:Rrapi Prizren7.jpg - Wikimedia Commons

Rrapi i Marashit ka lartësinë 20,90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m. Fletët i ka të gjata 13 – 14 cm. Lartësia mbidetare e këtij vendi ku gjendet rrapi është 417 m. Me këto dimensione që ka ai paraqet një realitet të rrallë natyror. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve të temperaturës, posaçërisht atyre të ulëta, ky lloj tek ne gjendet vetëm si i kultivuar dhe është mjaft i rrallë. Njihet po ashtu si njëri prej trungjeve më të vjetra, më dekorative dhe më karakteristike në Kosovë dhe ka rëndësi shkencore (botanike), kulturore, edukative e arsimore, historike, peizazhore, rekreative dhe ekonomike. /Albinfo.ch

File:Rrapi Prizren6.jpg - Wikimedia Commons

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dominim total, rezultat fantastik – Kosova e pandalshme

Kosova ka realizuar fitore të thellë prej 3:0 ngaj Qipros në Ligën C të Kombeve. Serinë e golave e hapi kapiteni Amir Rrahmani me një...

23 biznese përfitojnë grante në Prizren për gratë dhe të rinjtë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se për vitin 2024 do të ndahen grante për 23 biznese, me fokus...

Lajmet e Fundit