11.4 C
Prizren
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025

Rrëfimi i deputetit Rasim Selmanaj: Si u ekzekutua Ukshin Hoti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj në emisionin “Personale” ka folur për jetën dhe karrierën e tij.

Selmanaj ka folur edhe për ditën e fundit kur e kanë parë të gjallë Ukshin Hotin.

“Me Ukshin Hotin nuk jam takuar sepse nuk e kam pasur në dhomë. Atëherë regjimi ka qenë shumë i ashpër dhe nuk ka pasur mundësi komunikimi mes të burgosurve të dhomave të ndryshme”.

Ai megjithatë kishte fatin ta shikonte momentin kur Ukshin Hoti ishte larguar nga ambientet e burgut.

“Ditën kur është liruar nga burgu, ne kemi parë Ukshin Hotin. Ka qenë vet i treti. Jemi ngjitur në ato dritaret me grila të shohim. Është liruar me datën 16 maj”.

Selmanaj që në atë kohë po qëndronte në burgun e Dubravës thotë se të gjithë të burgosurit ishin gëzuar që Ukshin Hoti ishte liruar me shpresë se ai do të tregonte jashtë për gjendjen në burg që ishte.

“Ne ishim shumë të gëzuar me lirimin e Ukshin Hotit për faktin se mendonim se ai do të tregonte se në çfarë gjendje jemi ne në atë burg. Por pas disa minutave janë dëgjuar të shtëna armësh, dhe thjesht intuita ime thotë se ai ishte ekzekutuar atë moment dhe janë zhdukur gjurmët e tij”, tregon më tej Rasim Selmanaj.

Më Shumë

Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj si anëtar të Këshillit...

Të shtëna me armë gjatë ahengut familjar në Suharekë, policia sekuestron dy pistoleta

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa hetimore pas raportimeve se më 15 nëntor 2025, gjatë një ahengu familjar në fshatin Savrovë të Suharekës, kishte...

Lajmet e Fundit