Mjet i pashpërthyer në Vraniç të Dragashit

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Vraniç të Dragashit. Policia njofton se mjeti i pashpërthyer është gjetur në parcelën e një banori të këtij fshati.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se gjatë kryerjes se disa punimeve në një parcelë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes a-6”, njofton Policia e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes njësiti i FSK-së për deminim i EOD mjetin e dyshimtë e ka larguar në mënyrë të sigurt”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit