SBASHK vendos gjatë javës për ofertën e qeverisë

Nxenes14-03Rreth 29 mijë mësimdhënës kosovarë pritet që javën e ardhshme të ndikojnë në vendimin e Sindikatës së Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) lidhur me përgjigjen që do t’i jap qeverisë në ofertën e saj kjo sindikatë. Oferta e Ministrisë së Arsimit drejtuar SBASHK-ut do të diskutohet me anëtarësinë (mësimdhënësit).

Sindikata e Arsimit në përpjekje për të gjetur mundësi për realizimin e kërkesave të SBASHK-ut e që janë shujta 2 euro për çdo ditë pune, 0.5 për qind për çdo vit të punës, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë dhe 3 paga për mësimdhënësit me rastin e pensionimit të tyre, ka marrë edhe një ofertë nga ministri i arsimit Arsim Bajrami…/zeri/

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit