Selimi: Thaçi e Veseli nuk e takuan Adem Jasharin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjashtë vjetët e fundit të jetës së Adem Jasharit nuk janë takuar dhe as nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Në një intervistë për ‘Kosova Sot’, Selimi tha se Thaçi dhe Veseli kanë mundur të shkojnë ta takojnë Adem Jasharin, pra kanë pasur mundësi.

“Adem Jashari nuk e ka ditur se ku janë ata, por ata e kanë ditur se ku është Adem Jashari dhe nuk kanë ardhur asnjëherë që ta takojnë, edhe pse ata herë pas here, sidomos që nga viti 1996 janë futur në Kosovë. Por, një gjë e di, që ata diku për 6 vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit nuk janë takuar me njëri-tjetrin, as nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin…”, shprehet njëri nga protagonistët kryesor të luftës, Rexhep Selimi.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit