9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Shantazhoi punëtorët, por nuk i fitoi votat

Irfan FushaKandidati i PDK-së nga Prizreni Irfan Fusha, nuk ka arritë të fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Kosovës. Përkundër përkrahjes së madhe që ka pasur nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, kandidati Fusha nuk ka marrë më shumë se 5529 vota.

Irfan Fusha është pronar i “ABI-Elif” në Prizren. Ai ishte emëruar kandidat për deputet nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Fusha gjatë fushatës zgjedhore pat përdorur edhe shantazhin për të arritur deri të fitorja e deputetit në Parlamentin e Kosovës.

Ai gjatë në këmbim të votës, shatazhoi punëtorët, duke i detyruar që të veshin gjatë orarit të punës, fanelën me logun e partisë, dhe numrin e kandidimit të tij. Ky shantazh ndaj punëtorëve, ndërkaq nuk i ka sjellë vota për të fituar mandatin e deputetit.

Fusha gjatë fushatës zgjedhore ishte cak i akuzave edhe nga partitë opozitare.Kryetari i BD-së, Zafir Berisha kishte liderin e PDK-së, Hashim Thaçin për përkrahjen që ia jepte Fushës.” A ka ma turp që të përkrahet Irfan Fusha, një automekanik i kerrave dhe njeri pa shkollë”, kishte akuzuar Berisha, Thaçin për Fushën./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit