34.2 C
Prizren
E diel, 10 Gusht, 2025

Shaqir Totaj: Kam përparësi ndaj mjekut Baxhaku dhe psikologut Haskuka

Kandidati i PDK-së në garën për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj pret fitore në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe pret që qyteti i tij do të ketë ndryshime gjatë qeverisjes së tij.

Në emisioni “Interaktiv” të KTV-së, Totaj ka thënë se ka më shumë përparësi ndaj kandidatit të LDK-së, Hatim Baxhakut dhe atij të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka. Si përparësi e ka konsideruar përvojën e tij menaxheriale dhe këtë nuk pret nga rivalët e tij për Prizrenin.

“Kam përparësi me rivalët tjerë, Baxhaku është mjek,ndërsa Haskuka është psikolog. Unë kam përvojë si menaxher dhe kjo mendoj se është përparësi”, ka thënë Totaj i PDK-së.

Totaj i pyetur për qeverisjen e deritanishme të PDK-së me Ramadan Mujën, kandidati i ri ka thënë se oferta e tij për Prizrenin do të bëjë tranzicion.

“Unë dua të merrem më shumë me të ardhmen, oferta për Prizrenin do të jetë e bazuar në nivele të larta, duke ofruar zgjidhje për problemet e tyre dhe për çështjet që i mundojnë”, ka thënë Totaj.

“Konceptin që kam për qeverisje do të jetë i bazuar në përvojën time në menaxhment dhe lidership. Do të kërkojmë profile që u përgjigjen kërkesave të reja. Do të kërkojmë profile të caktuara në mënyrë që t’i shtojmë një dinamikë të re Prizrenit. Ka nevojë për ndryshme dhe ai do të vijë në kuadër të PDK-së”, ka thënë veç të tjerash Totaj.

Më Shumë

Këtë vit ka më pak aksidente në trafik e më shumë gjoba në Prizren

Për të eliminuar sado pak kolonat që krijohen gjatë stinës së verës në Prizren, policia rajonale ka hartuar planin operativ, të cilin po e...

Vendoset ndriçim i ri publik në “Shatërvan” të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka filluar vendosjen e ndriçimit të ri publik në rrugët dhe rrugicat përreth sheshit "Shatërvan", pjesë e zemrës historike të qytetit. Sipas...

Lajmet e Fundit