8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

SHBA: Mbi 100 mijë persona vdesin nga overdoza e drogës për 12 muajt e pandemisë

Mbi 100 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet të kenë vdekur nga mbidoza e drogës për 12 muaj gjatë pandemisë.

Kjo është shifra më e lartë vjetore e të vdekurve nga droga që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendres për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se vdekjet nga mbidoza e drogës janë rritur për 28.5 për qind nga prilli i vitit të kaluar deri në prillin e këtij viti.

Ekspertët deklarojnë se numri i personave me probleme me mbidozën është rritur për shkak të ndikimit psikologjik të pandemisë dhe pranisë më të madhe të drogave sintetike “fetanil”.

Bazuar në të dhënat e çertifikatave të vdekjes, Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se 100 mijë e 306 persona kanë vdekur nga mbidoza mes prillit të vitit 2020 e prillit të vitit 2021, krahasuar me 78 mijë e 56 raste të vdekjes në periudhën paraprake njëvjeçare.

Ekspertja e abuzimit me droga Katherine Keyes, tha se përderisa vdekjet nga mbidoza e drogës janë rritur në mënyrë eksponenciale në vitet e fundit, pandemia “i ka hedhur benzinë zjarrit”, shkruan BBC përcjell Klankosova.tv.

Numri i vdekjeve nga përdorimi i drogës tashmë i ka kaluar shifrat e viktimave të armëve të zjarrit, aksidenteve me vetura e gripit.

Rritja më e madhe e numrit të vdekjeve nga mbidoza u shënua në shtetin e Vermontit në 70 për qind.

Atje nga mbidoza vdiqën 209 persona për një vit.

Në vendin e dytë është Virxhinian Perëndimore me rritje prej 62 për qind, ndërsa i treti është Kentucky me 55 për qind.

Më Shumë

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë,...

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Lajmet e Fundit