22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Sot me datë 16 janar 2023 për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren patën rastin të bëjnë një seancë të simuluar në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Departamenti për Çështje Administrative, Departament ky që vlen për gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ishte një aktivitet jashtëzakonisht i mirë sepse u mundësohet që pjesën teorike ta bëjnë edhe në praktikë.

Ky simulim u bë në kuadër të Lëndës “Procedura Administrative” të cilën e kemi ligjëruar për këtë semestër. Kjo seancë e improvizuar u zhvillua në Gjykatorën e Fakultetit Juridik. Falë bashkëpunimit në mes kolegëve studentë, stafit akademik të fakultetit dhe stafit akademik të Universitetit studentët bëjnë aktivitete që u mundësohet të i sqarojnë, studiojnë, hulumtojnë dhe laborojnë çështjet procedurale, anën formale dhe materiale që nevojiten qysh në fillim të Procedurës deri tek Seancat që mbahen dhe deri tek shpallja e Vendimit në atë formë të cilin e parasheh ai departament i asaj Gjykate.

U paraqiten edhe palët gjatë seancës duke nisur prej Trupit gjykues të përbërë nga Kryetarja dhe anëtarët e trupit gjykues, palën paditëse të përfaqësuar me autorizim nga avokatët e tyre në mënyrë “Pro Bono”, palën paditëse që në këtë simulim ishte Ministria e Drejtësisë me përfaqësuesit e tyre dhe Procesmbajtësin për Procesverbal gjatë seancës.

Falënderojmë stafin akademik, Dekanin e Fakultetit Juridik dhe Profesorin e lëndës në kuadër të së cilës është bërë ky Simulim Prof. ass.dr. Dardan Vuniqi. Aktivitete të tilla do të ketë edhe në të ardhmen pasi që këto hyjnë vazhdimisht në dobi të studentëve!

Më Shumë

“I trishtuar”, Acerbi thyen heshtjen pas shpalljes së pafajësisë për rastin e racizmit

Francesco Acerbi këmbëngul se ai nuk është racist dhe se ‘racizmi është një gjë serioze’, por kishte frikë se karriera e tij do të...

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Lajmet e Fundit