6.7 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Shoqatat e luftës së UÇK-së në Prizren, mbështesin protestën e opozitës

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Prizren, do të mbështesin protestën e opozitës me 9 janar.

Anëtari i VV-së Arbër Rexhaj tregon se mbështetje për protestën e së shtunës, ka marrë edhe nga kryetari i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi.

“Sot patëm një takim të ngrohtë me shoqatat e dala nga lufta. Në vazhdën e aktiviteteve tona për protestën e 9 janarit, Burim Shala, kryetar i Shoqatës së

Invalidëve të UÇK-së, na dha mbështetjen për protestën e 9 janarit kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”.

“Gjithashtu, në këtë takim biseduam edhe me Nehat Gashin, kryetar i Parlamentit Studentor, i cili gjithashtu premtoi mbështetjen e tij kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Lajmet e Fundit