10.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Tetor, 2025

“Shqipëria dhe Kroacia nga ajri”, në Muzeun Kombëtar

Tirane-muzeu kombetarAlket Islami dhe artisti i njohur kroat Robert Rebersak, janë bashkuar në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar.

Bukuritë natyrore, ato historike dhe arkeologjike të Kroacisë dhe Shqipërisë të fiksuara ne aparatin fotografik, nga ajri, realizuar nga Islami dhe Rebersak këtë herë janë prezantuar në mjediset e muzeut, duke sjellë një tjetër atmosferë.

Ekspozita “Shqipëria dhe Kroacia nga ajri” është konkluzioni i një projekti të nisur tre vjet më parë në Zagreb, e që finalizohet në MHK në vijim të festimeve të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian.

“Kemi ngjashmëri i me njëri-tjetrin, pasi përveçse fotografojmë nga ajri, kemi të njëjtat ngjyra të njëjtën teknikë të fotove”, u shpreh Alket Islami, transmeton Sotnews.

Edhe pse fotot e Alket Islamit nga ajri kanë vite që bëjnë xhiron e botës, me ekspozita në vende të ndryshme, kjo është hera e parë që ai ekspozon në kryeqytet.

Ekspozitë fotografike “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri” do të qëndrojë e hapur deri më 14 korrik.

Më Shumë

Drini i Bardhë pëson humbje të ngushtë ndaj Ulpianës pas një ndeshjeje dramatike

Në një përballje tejet të luftuar të javës së tetë në Ligën e Dytë, Drini i Bardhë është ndalur në Lipjan, duke u mposhtur...

Policia e Kosovës bashkohet në marshin sensibilizues kundër kancerit të gjirit në Prizren

Policia në Prizren mori pjesë në marshin sensibilizues për vetëdijesimin e grave në luftën kundër kancerit të gjirit. Ky marsh u mbajt nën moton “Guxim,...

Lajmet e Fundit