Shtimja nderoi Demaçin me çmimin “Sakrifica e Reçakut 1999”

Adem DemaciMe rastin e 15 vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kuvendi komunal i Shtimes për veprimtari të bujshme kombëtare nderoi veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi me çmimin “Sakrifica e Reçakut 1999”.

Për këtë, Rrahman Jakupi, kryesues i Kuvendit komunal të Shtimes tha se banorët e kësaj komune janë të nderuar që këtë çmim për herë të parë ia dhurojnë figurës së gjallë kombëtare, njeriut i cili ka lënë gjurmë për sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq Adem Demaçi falënderoi Komunën e Shtimes për çmimin e dhënë, i cili njëherit falënderoi të gjithë ata të cilët kontribuuan pak apo shumë për çështjen kombëtare dhe për këtë liri çfarë e kemi sot në Kosovë. Po ashtu në kuadër të manifestimeve “Ditët e Masakrës së Reçakut”, u mbajt orë letrare si dhe u hap ekspozita me piktura dhe fotografi digjitale autoktone të masakrës së Reçakut.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit