Shtrohen me kubëza rrugët e fshatit Kobajë

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike nw Prizren, Levent Kasemi, së bashku me bashkëpunëtorë kanë inspektuar punimet infrastrukturore, të cilat po bëhen në fshatin Kobajë.

“Në kuadër të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në rrugët lokale në Kobajë, po zhvillohet faza e dytë e punimeve, ku po bëhet shtrimi i disa rrugëve në këtë fshat me kubëza betoni dhe skajore në gjatësi 1,280 m, si dhe sipërfaqe 6,400 m².”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Komuna do të vazhdojë edhe më tutje me investime të tilla, në mënyrë që t’i përmbush kërkesat e banorëve me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit