14 C
Prizren
E martë, 13 Prill, 2021

Shtyhet sërish seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës së Prizrenit

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar përsëri seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e gjykatëses Ajser Skenderi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në shkresën zyrtare të përpiluar nga gjykatësja Skenderi, thuhet se seanca e sotme nuk do të mbahet, me arsyetimin se gjykatësja Skenderi për ditën e sotme është e angazhuar me punë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Seanca e radhës u caktua për 24 shkurt 2021, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i përpiluar më 29 dhjetor 2020, i pandehuri Ilir Baldedaj akuzohet për veprën keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas pikës një të aktakuzës, thuhet se prej muajit mars, e deri në fund të vitit 2016, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër OE-PBC – SHPK nga Prishtina, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm komunës së Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se i akuzuarit Baldedaj ka vepruar në atë mënyrë që, pa kërkuar leje paraprake nga organet qendrore shtetërore, e pikërisht pa parashtruar kërkesë në Ministrinë e Administratës Publike – Agjencia për Shoqërinë e Informacionit, e cila është kompetente për shqyrtimin e kërkesave, propozimin, buxhetin për realizimin e kërkesës dhe implementimin e kërkesës, brenda periudhës kohore të cekur më lartë, paraqet kërkesë për shpalljen e  tenderit për projektin “furnizim me Softëer digjital për shërbimin e qytetarëve të Prizrenit”.

Vlera e tenderit ka qenë 24.735.00 euro, edhe pse ky projekt nuk ka qenë i planifikuar me buxhetin e vitit 2016, duke mos respektuar procedurat e parapara me Ligjin nr. 04/L-145, për organet qeveritare për Shoqërinë e Informacionit, përkatësisht paragrafin 4 dhe 5 të nenit 8 të këtij ligji, me të cilin përcaktohen kushtet e bërjes së investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, projekt ky që prej ditës së implementimit nuk është funksional, me ç’rast komunës së Prizrenit i shkakton dëm në shumën prej 28.000 euro, thuhet në aktakuzë.

Në pikën dy të aktakuzës thuhet se gjatë vitit 2017, në Prizren, i akuzuari Baldedaj, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Drejtor i Administratës së Komunës së  Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër OE-PBC – SHPK nga Prishtina, njëkohësisht duke i shkaktuar dëm komunës së Prizrenit, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj.

Kështu që në atë mënyrë, duke ditur se ekziston Arkiva qendrore, pa kërkuar leje paraprake nga organet qendrore shtetërore, e pikërisht pa parashtruar kërkesë në Ministrinë e Administratës Publike – Agjencia për Shoqërinë e Informacionit, paraqet kërkesën për shpalljen e tenderit për projektin “Arkiva Elektronike”.

Vlera e këtij projekti ka qenë 72.898.98 euro, duke mos respektuar procedurat e Ligjit nr. 04/L 145, projekt ky jo funksional që nga dita e implementimit, me ç’rast Komunës së Prizrenit i shkaktohet dëm në vlerën prej 72.898.98 euro, ku shuma e përgjithshme e dëmit të shkaktuar është 100.898.98 euro, thuhet në aktin akuzues.

Me këto veprime, i pandehuri Ilir Baldedaj akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rahoveci fiton derbin, kalon direkt në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shmangur çerekfinalen e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Me fitore ndaj Golden Eagle Yllit të dielën në Rahovec, “vreshtarët” kanë...

Fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit: Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish

Poeti Xhabir Ahmeti ka bërë një dedikim prekës për djalin e tij, aktorin e njohur Luran Ahmeti, i cili ditë më parë humbi betejën...

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit. Agjencia e Statistikave të...

Në Spitalin e Prizrenit, trajtohen 113 pacientë

Sipas raportit të punës, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë. Nga kjo shifër, 750 raste janë të...

Nata e parë e martesës, vajza bën një zbulim shokues për familjen e dhëndrit

Festa martesore kthehet në shok. Nusja zbuloi se vjehrra ishte e ëma. Megjithatë dasma u bë me djalin dhëndër. Arsyeja është e pabesueshme. Kthesë të...

Totaj: Haskuka po i kërcënon partitë politike me largim të dhunshëm nga zyrat

Shaqur Totaj i PDK’së, ka shkruar se kryetari i Prizrenit, Mytahir Haskuka, po kërcënon partitë politike. Totaj ka akuzuar Haskuken se po kërcëno partitë politike...

Në dasmën e djalit, nëna kupton që nusja ishte vajza e saj

Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të...

Azemi pret të takohet me Kurtin: Me 1 maj të vendoset për pagën minimale

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanë bërë kërkesë për takim me...

Opozita e pakënaqur me një konkluzion të kryetarit, braktis seancën e Kuvendit të Prizrenit

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi. Anëtarët nga radhët e partive opozitare kanë braktisur...

Erdogan paralajmëron tërheqjen nga Traktati i Montreux

104 admiralë turq në pension sfiduan publikisht presidentin, Rexhep Tajip Erdogan në një letër të hapur, dhe 10 prej tyre përfunduan në burg, të...

Vaksinohet 101 vjeçarja nga Prizreni

E moshuara Naile Memaj nga Zhuri i Prizrenit, gjatë ditës së sotme është vaksinuar nga shërbimi mjekësor i QKMF-së në Prizren. Ajo është ndër personat...

Milani beson në Piolin

Milani po planifikon ta mbajë trajnerin Stefano Pioli. Drejtuesit e klubit “Rossonerë” janë duke planifikuar kontratë të re për Piolin. 55-vjeçarit do t’i ofrohet kontratë...

Prizren, kafiteritë e mbyllura, turistët vërshojnë sheshin (VIDEO)

Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën përplot njerëz të dielën. Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me...

Rama: Vjosa Park Kombëtar- ne të parët që e kemi promovuar

“Vjosa park kombëtar, kemi qenë ne, që e kemi promovuar të parët”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën e 7 prillit,...

Zafir Berisha përkujton masakrën e Lugishtës së Hasit

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, përkujtoi sot të rënët e fshatit Lugishtë të Hasit. “Sot bëhen 22 vite nga masakra e forcave serbe...

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse masat anti Covid vazhdojnë edhe pas 18 prillit

Nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë. Me këtë vendim gastronomia...

Lajmet e Fundit