2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Simpoziumi “Edikti i Milanos – Kostantini i Madh” po mbahet në Prishtinë

Simpoziumi Edikti i Milanos-Kostantini i MadhDje ka filluar simpoziumi tre ditor “Edikti i Milanos- Kostantini i Madh”, i organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Arkeologjisë.

Ky simpozium është organizuar me rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, një dokument i lëshuar nga Kostantini i Madh, i cili sundoi pjesën perëndimore të Perandorisë Romake, dhe Licinius, i cili sundoi Ballkanin. Ky dokument shënoi vendimin e Perandorisë Romake për të mbështetur lirinë fetare për të gjithë, duke i dhënë fund kështu persekutimit të të krishterëve.

Simpoziumi i mbështetur nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës ka nisur dje e do të mbyllet nesër, më 5 shtator, duke filluar me ekspozitën e hartave historike që ofron një pasqyrë të kartografisë së vjetër, e cila lidhet me Kostantinin dhe Ediktin e Milanos.

Ekspozita është hapur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi. E veçanta e kësaj ngjarjeje është harta Tabula Militaris Itineraria, e njohur edhe si Tabula Picta, në të cilën shfaqen rrugët e vjetra në Perandorinë Romake në shekullin e IV-të.

Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, do të jetë e hapur nga 3 deri më 7 shtator 2013.

Don Lush Gjergji, famullitari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, tha: “Kjo “hartë” dhe paraqitje shumë specifike dhe tejet e rrallë në hartografinë e botës, shënon rrugët e ndryshme në Perandorinë Romake me tri qendrat e njohura dhe të famshme të kohës së lashtë: Roma, Kostantinopoja dhe Antiokia. Në këtë hartografi shënohet faza e kalimit nga paganizmi në krishtërim, pas Ediktit të Kostandinit (viti 313), dhe është shtypur për herë të parë më 1793 në dymbëdhjetë folie dhe në gjatësi 8 metra, si dokument i rrallë i asaj periudhe historike është shumë i çmuar edhe për botën tonë iliro – shqiptare“, transmeton Koha.

Arben Arifi nga Instituti i Historisë tha: “Një anë shumë pozitive ishte jeta e Konstantinit të Madh i cili perceptoi themelet e krishterimit si fe zyrtare të Perandorisë Romake. Ai në këtë mënyrë dramatike, befas ndryshoi ngjyrën e ujit të lumit të civilizimit perëndimor. Kjo ishte një nga transformimet më të fuqishme të historisë”.

Dita e dytë e simpoziumit do të hapet nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Po ashtu, historianë dhe ekspertë të shquar nga Italia, Kroacia, Shqipëria dhe Franca do të ligjërojnë në një varg temash, duke përfshirë rëndësinë historike të Ediktit të Milanos dhe personalitetin, arritjet dhe trashëgiminë e Kostantinit të Madh.

Simpoziumi mbyllet më 5 shtator me një vizitë në qytetin antik romak të Ulpianës dhe me një meshë si dhe me inaugurimin e Katedrales e së Lumes Nënë Tereza në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të lumnimit të Nënë Terezës.

Më Shumë

Suhareka e refuzon kërkesën e Ballkanit që “Xhebrailat” të jenë në derbi

Tifozëri të tyre zyrtare nuk kanë. Por FC Suhareka po dëshiron që në derbin e qytetit, edhe Ballkani të luaj pa mbështetësit e tyre të...

47 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Nga këto aksidente, 15 ishin me të lënduar dhe 47 me dëme...

Lajmet e Fundit