9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Situata me Covid në Spitalin e Prizrenit, 165 pacientë të hospitalizuar

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 165 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1234 pacientë.

Nga 1234 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar me Covid-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19, 294 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë, 682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 165 pacientë
Spitali i Gjakovës, 125 pacientë
Spitali i Pejës, 210 pacientë
Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë
Spitali i Ferizajt, 76 pacientë.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e palëkundur të raporteve me...

Lajmet e Fundit